Majlinda, Nora dhe Distria kualifikohen në finale

09 nëntor 2018 | 12:44

Xhudistet e Kosovws  kanë siguruar medalje në Grand Prix “Tashkent 2018”, që po mbahet në Uzbekistan.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në finale, pas tri fitoreve dhe një raundi pa luftë.

Kelmendi mundi në gjysmëfinale me ippon spanjollen, Ana Perez të Spanjës. Në finale takohet me Evelynne Tschopp të Zvicrës, kategoria -52 kg. Nora Gjakova në kategorinë -57 kg, mundi në gjysmëfinale me ippon, sllovenen, Kaja Kajzer. Në finale takohet me Theresa Stoll të Gjermanisë. Distria Krasniqi (-48 kg), në gjysmëfinale mposhti holandezen, Anders Gersjes, ndërsa në finale e pret hungarezja, Eva Csernovicki.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian mbrëmë u evakuua nga shtëpia e saj në…