Ahmeti: Taulant Hodaj dhe Agim Ademi duhet të kërkojnë falje dhe të lirojnë pozitat

12 prill 2023 | 11:46

Ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga Taulant Hodaj që t’iu tregoj klubeve a është avokat apo sekretar i FFK-së.

Madje, Ahmeti ka kërkuar nga Hodaj dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi të kërkojnë falje dhe të lirojnë pozitat.

“Për shkak të dështimit të licencimit të FFK-së, Taulant Hodaj do të duhej më së paku të  kërkoj falje, të lirojë pozitën bashkë me kryetarin e arrestuar të FFK-së Agim Ademin, të cilët janë bërë pengesa kyçe e futbollit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Taulant Hodaj t’iu tregoj klubeve a është avokat apo sekretar i FFK-së?!

Taulant Hodaj së pari duhet të ju tregoj klubeve a është avokat apo sekretar i FFK-së?! Sipas ligjit te avokatisë nenin 10 dhe 39, të dy këto funksione nuk mundet t’i ushtrojë njekohësisht një avokat.

Lexo: Neni 10 Kushtet për regjistrim

  1. Oda merr vendim të regjistrojë kandidatin i cili i plotëson kushtet në vijim, përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe me këtë ligj:…

1.5. të mos jetë në marrëdhënie të punës;

Neni 39

Humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë

  1. Avokati e humb të drejtën për ushtrimin e avokatisë, nëse:

1.8. themelon marrëdhënie pune, përveç në zyrë të avokatisë, zyrën e përbashkët apo shoqëri të avokatëve;

Për ju klube të cilat jeni anëtarë të FFK-së, Taulant Hodaj ne odën e avokatëve të Kosovës, pranë prokurorit disiplinor ka deponuar dhe deklaruar se në FFK kryen punët e Sekretarit dhe zyrës ligjore, ka prezantuar një kontratë që ka zyra e tij Hodaj&Partners, pra vet ky e pranon që nuk ushtron detyrën e Sekretarit si mardhënie e rregullt pune. (Provë:Aktvendimi nga prokurori disiplinor i Odës se Avokatëve të Kosovës)

Prandaj, sekretari dhe avokati (edhe personal i A.Ademit)Taulant Hodaj për interesat e tij biznesore në vend se të mirret me plotësimin e rekomandimeve të MKRS-së, ai me mos punën e tij si duket?, veçse ua humbi klubeve paratë e sponsorizmit për vitin 2022 dhe tani po sulmon MKRS-në për të mbuluar dështimin e FFK-së, interesat dhe paaftësinë e tij, dhe të shefit të tij të arrestuar.

Të gjithë kontabilistët e dinë se 31 marsi 2023 ishte dita e fundit kur klubet e kishin mundësinë të dorëzonin vërtetimet e sponsorizimit për mjetet që kanë marrë gjatë vitit 2022.

Për shkak të moslicensimit të FFK-së klubet kanë humbur mbi 3 milion euro.

Klubet u mashtruan nga sekretari dhe kryetari i FFK-së, se pas Kuvendit të datës 27.01.2023 menjëherë do të licensohen, vetëm se duhet ta votojnë Statutin e ri.

Në Kuvendin e datës 27.01.2023  pak klube e kuptuan mashtrimin e krerëve të FFK-së, ndersa shumica u lajthitën e u mashtruan, ndërsa të gjitha klubet e futbollit së bashku pësuan nga mos licensiimi i FFK-së.

Kur klubet kuptuan se humbën mjetet e sponsorizimit të vitit 2022, filluan të vetorganizoheshin me të drejtë për të mbrojtur të drejtat e tyre që i’u takonin me Ligjin e Sponsorizimit.

Në vend se FFK të organizonte, këshillonte dhe ndihmonte klubet në procesin e licensimit, ishin klubet që u munduan të shpëtojnë paratë e sponsorizimit të cilat me 31.03.2023 i morri ATK.

Për shkak të dështimit të licensimit të FFK-së, Taulant Hodaj do të duhej më së paku të  kërkoj falje, të lirojë pozitën bashkë me kryetarin e arrestuar të FFK-së Agim Ademin, të cilët janë bërë pengesa kyçe e futbollit të Kosovës.

Për ambicie dhe interesa personale Ademi dhe Hodaj, kanë vendosur që ta thellojnë edhe më shumë krizën në FFK.

Krerët e FFK-së duke qenë  nën llupen e organve të hetuesisë për keqpërdorimet në FFK, kanë vendosur të hapin betejen dhe konfliktin me Komsionin për licensim të Federatave pranë MKRS.

Sa më shpejt që klubet e kuptojnë se u mashtruan dhe u manipuluan për intersant të krerëve të FFK-së, aq më shpejtë do të vije licensimi i tyre.

Licensimin e FFK-së mund ta bëjnë ata që dinë dhe punojnë për interesa të zhvillimit të futbollit, e jo ata që shfrytezojnë futbollin për ta zhvatur buxhetin e tij për vete dhe grupet rreth tyre.

Në të kaluarën ky proces as që diskutohej as brenda FFK-së, e lëre të bëhet temë mediatike tani e sa vite me radhë!!!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka dënuar sulmin e mbrëmshëm…