Ahmeti thotë se Albin Kurti edhe kur nuk ka qenë kryetar ka qenë kryetar
Shpend Ahmeti, ish-nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe kur Albin Kurti nuk ka qenë kryetar i Vetëvendosjes megjithatë ka qenë kryetar i Vetëvendosjes.
“Kur ka qenë Visar Ymeri kryetar, Albini ka qenë numri një i lëvizjes”, ka thënë ai.
Ahmeti ka folur kështu të enjten në “Klan Kosova”.
Ahmeti ka thënë se në kohën kur ka qenë në Vetëvendosje ka qenë një strukturë që ka funksionuar paralel me subjektin.
“Ka pasur një dhejtëshe që është takuar në bazë të rregullt dhe as që e kam ditur që ekziston”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, që tash është kryetar i Partisë Social Demokrate, ka thënë se Albin Kurtit ia mbushën veshët në parti se Shpend Ahmeti është person që po do t’ia marrë pushtetin.
“Kanë shkuar dhe në vesh I kanë folur Albinit, duke i thënë se Shpendi është njeri i ambasadave dhe se po do që të rrëzojë ty”, ka thënë ai.
Ahmeti ka folur edhe për një rast kur nuk e kishin lejuar që të fliste në një protest të opozitës në vitin 2016.
“Albini kishte thënë që nuk bën të flasë në tubim, se na i merr protestat”, ka thënë ai.