Ahmeti tregon se kur do të hapen çerdhet në Prishtinë

02 gusht 2020 | 21:59

Komuna e Prishtinës ka vendosur të mos i hap kopshtet në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se janë duke hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes.

Ai ka thënë se pas finalizimit të protokollit do të vlerësohet situata nga profesionistët dhe do të caktohet më pas data për hapjen e kopshteve në Komunën e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmerren në rast të infeksioneve eventuale. Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve”, ka shkruar Ahmeti.

Ky vendim ka ardhur pasi siç ka thënë Ahmeti, “Numri i të infektuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ardhjen e Gennaro Gattusos, situata e Hysajt ka ndryshuar…