Ahmeti uron Ramën, i ofron bashkëpunim

14 nëntor 2021 | 21:59

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas fitores në zgjedhjet lokale. Ai i ka ofruar bashkëpunim për informata e sqarime.

Është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama. Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve. Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik”, ka thënë ai në një postim në “Facebook”.

Ahmeti po ashtu ka thënë se në javët në vijim do të ketë organizim të pranim-dorëzimit të detyrës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është fituese e zgjedhjeve lokale…