Ai po vjen nga legjenda..!

06 qershor 2021 | 12:01

Shkruan: Nait Hasani

Duhet të na kthjellë trurin ky përvjetor Mujë…

Përvjetori yt, i datëlindjes sate, shoku im bashkëluftetar Mujë Krasniqi, komandant – Kapuqi, erdhi më i rëndë për Kosovën, shumë nga bashkëluftëtarët tuaj sot janë duke u gjyku në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa sot dashakqinjte e Kosovës, po të ishe në mesin tonë i gjallë, ndër të gjallët do të kishin qu në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe ty për të pastruar biografinë tënde si luftëtar se pse luftove për liri, pse luftove për atdhe, pse luftove për çlirim të tokave tona dembabaden nga shteti barbarë ushtarak e policor Serb.

Eh Mujë, liria ka çmimin e shtrenjte që buron nga gjaku, e ti për liri dhe çdo gjë, dhe gjakun.

Po sot po na nëpërkëmbin lirinë e fituar me aq mund e gjak, por ti Mujë i legjendave thuja një këngë lirie nga malet e Pashtriku, në mbrojtje të lirisë.

Ty shpirti tu bëftë dritë për veprën madhore me luftën e UÇK-së e zëri me këngën tuaj për liri jetoftë e jehofte në shekuj!

Lavdi jetës e veprës së Mujë Krasniqit – komandant Kapuqit!

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me…