Votimet në Luginë, Sinani: Dilni sa më shumë, është ditë jetike për shqiptarët

25 tetor 2026 | 12:37

Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këto zgjedhje, shqiptarët janë duke garuar në një listë të përbashkët, me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvendin e Serbisë.

Në këtë proces, janë duke votuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Gjatë procesit të së dielës, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.

“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.

Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.

“Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, ka thënë Sinani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Ervin Demo, ka…