Airbus në alarm për sigurinë e avionëve të vetë: Kanë nevojë për përditësim urgjent të softuerit, humbasin lartësinë

29 nëntor 2025 | 18:56

Pasagjerët në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për ndërprerje të fluturimeve pasi mijëra avionë Airbus u zbulua se kishin nevojë për një përditësim urgjent të softuerit. Njoftimi është lëshuar vetëm mbrëmjen e djeshme, më 28 Nëntor.

Kompania evropiane e hapësirës ajrore tha se pasagjerët mund të përballen me “ndërprerje operacionale” për shkak të nevojës për një përditësim urgjent të softuerit në disa avionë A320.

Linjat ajrore janë njoftuar se rregullimi përfshin një rikthim në një version të mëparshëm të softuerit, që zgjat afërsisht tre deri në katër orë. Kjo vjen pasi një avion bëri një ulje emergjente muajin e kaluar sepse përjetoi një rënie të papritur të lartësisë.

Pasagjerët që do të fluturojnë këtë fundjavë duhet të kontrollojnë me linjat e tyre për informacionin më të fundit. Sekretarja e Transportit në Angli, Heidi Alexander tha se ndikimi i vendimit mbi linjat ajrore të Mbretërisë së Bashkuar duhet të jetë “i kufizuar”.

“Lajmi i mirë është se duket se ndikimi në linjat ajrore të Mbretërisë së Bashkuar duket i kufizuar, me një numër më të vogël avionësh që kërkojnë ndryshime më komplekse në softuer dhe harduer.”

Airbus ka identifikuar një numër të konsiderueshëm avionësh të familjes A320 që janë aktualisht në shërbim dhe të cilët mund të preken. Një mesazh nga selia qendrore e prodhuesit në Tuluzë mbrëmë shkruante:

“Analiza e një ngjarjeje të kohëve të fundit që përfshin një avion të familjes A320 ka zbuluar se rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit.”

Airbus është një nga dy kompanitë kryesore hapësinore në botë, së bashku me konkurrentin e saj amerikan Boeing. A320 është një nga aeroplanët më të njohur në botë për fluturime të shkurtra, me më shumë se 6,000 të tillë aktualisht në shërbim në të gjithë globin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që emisarit evropian…