PAMJA NGA BRENDA E MUZEUT TË TORTURËS NË KOSOVË
Brenda mureve të Muzeut të Torturës së Kosovës, nuk gjendet thjesht një hapësirë ekspozimi të pamjes se ambienteve te burgjeve e zyreve ku janë torturuar barbarisht ish- të burgosurit politik të Kosovës dhe viseve të saja në veçanti dhe shqiotarët në përgjithësi!
Muzeu i Torturës i Kosovës është një botë e ngarkuar me kujtesë, me dhimbje dhe me qëndresë heroike!
Çdo vizitor që në hapin e parë, përballet me një ndryshim të menjëhershëm të atmosferës, e kaplon një ndjenjë trishtuese dhe heshtja merr peshë të rëndë!
Korridoret të ndërtuara me ambiente burgjesh, me mure të ftohta e të zhveshura, krijojnë ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit, që dikur ishte realitet për shumë ish – të burgosur politikë, nëpër kazamatet si CZ në Beograd, Goliotok, Pozharevac, Nish, Foqa, Mostar, Spuzh, Idrizova, Dubrava, Titova Uzhica, Leskovac, Novi Sadi, etj., etj..
Ambienti nga brenda me dyert metalike dhe qelitë e vogla, të mykura e të errta, me shtretër të thjeshtë të kohës së torturave e me dritare me pamje të kufizuara, dëshmojnë për jetën e rëndë dhe kushtet çnjerëzore të përjetuara, të të torturuarve shqiptarë të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!
Në dhomat e rikrijuara të torturave çnjerzore, objekti dhe hapësira flasin më shumë se mijëra e miliona fjalë!
Mjetet e ekspozuara, të vendosura njëra afër tjetrës, sjellin përpara syve të çdo vizitori një realitet të dhimbshëm e tragjik që nuk duhet harruar kurrë!
Aty, në pjesën nga brenda të Muzeut të Torturës së Kosovës, historia nuk lexohet ajo ndjehet nga afër, përjetohet tmerrshëm!
Galeritë e dëshmive me fotografi, me mjete, rroba dhe dokumente të ndryshme, janë rrëfimet e të mbijetuarve, duke ju dhënë fuqi në heshtje atyre që përjetuan padrejtësitë nëpër kazamatet e Federatës së ish-Jugosllavisë!
Çdo histori e ekspozuar në brendinë e Muzeut të Torturës së Kosovës është një kujtesë e gjallë e mbijetesës së panënshtruar dhe qëndresës heroike!
Muzeu i Torturës i Kosovë, nuk do të duhej të ishte një vend vetëm për t’u vizituar e vetëm për t’u shënuar në librin e përshtypjeve, e edhe për t’u fotografuar, por një vend për t’u kuptuar dhe për të ruajtur të vërtetën historike!
Në ambientet e brendshme të Muzeut të Torturës së Kosovës, do të duhej të ishin të gjitha mjetet me të cilat është torturuar secili i burgosur politik shqiptar e veçanërisht Ramiz Cernica, Baca Adem Demaçi, Kadri Halimi, Kadri Osmani, Rexhep Malaj, Raif Halimi, Afrim Zhitia, Fadil Vata, Fehmi Lladrovci, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Berat Luzha, Emin Krasniqi, Basri Musmurati, Xhavit Haziri, Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Selatin Novosella, Gani Neziri, Agim Sylejmani, Begzad Sinani, Abdullah Prapashtica etj. etj..
Në dhomat e Muzeut të Torturës, koha ndalet!
Çdo gjë që është aty, edhe në detajet e imtësirat më të vigla, aty është një dëshmi e gjallë e dhimbjes krenare të përjetuar nga ish të torturuarit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!
Muzeu i Torturës dëshmin se liria dhe Pavarsia e Kosovës, ka pasur çmim të tmerrshëm!
Prishtinë, 17 Mars 2026!




