 
                    Ajeti, afër West Hamit
                07 gusht 2019
                |  15:53
            
        Sulmuesi shqiptar i Baselit, Albian Ajeti është afër transferimit në Premier Ligë. 22-vjeçari në dy sezonet e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, kurse në ketë afat kalimtar pritet t’i bashkohet West Ham United.
“Blick” raporton se West Ham do të paguajë deri në 12 milionë franga për Ajetin.
Largimi i Ajetit në drejtim të West Ham United, do t’i hap mundësi edhe më shumë Kemal Ademit për paraqitje të Basel.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        