Ajo ishte 40, ai 15 vjeç – Brigitte priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel Macronin

23 nëntor 2023 | 19:39

Brigitte Macron thotë se priti një dekadë për t’u martuar me presidentin francez Emmanuel Macron për të shmangur shkatërrimin e jetës së fëmijëve të saj, të cilët ishin rreth moshës së tij.

Zonja e parë franceze (70) në një intervistë për edicionin e shtypur të revistës “Paris Match”, siç raporton “The Times”, ka dhënë një pasqyrë të pazakontë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj (45).

– E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi. Mora pak kohë që të mos shkatërroja jetën e tyre. Zgjati 10 vjet, por nuk doja ta humbisja jetën.

Çifti filloi të takohej kur ajo ishte 40 vjeç dhe ai 15. Ajo ishte mësuesja e tij e dramës në shkollën në Amiens, një qytet në Francën veriore, madje kishte një vajzë që ishte shoqja e tij e klasës.

Edhe kur prindërit e tij e dërguan në Paris pasi lidhja e tyre doli në dritë, ai ishte ende i vendosur të ishte me të.

 I thashë vetes se do të dashurohet me dikë të moshës së tij. Kjo nuk ndodhi. Nuk e di si do të reagonin ndaj martesës sonë prindërit e mi, të cilët ishin model besnikërie dhe edukimi të mirë.

Ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj Andre-Louis Ozier, një bankier, në vitin 2006. Ozier vdiq në vitin 2019. Ata kanë një djalë dhe dy vajza, të cilët tani janë 48, 46 dhe 39 vjeç.

Më pas ajo u martua me Emmanuel Macron në vitin 2007, 10 vjet para se ai të bëhej President i Francës në 2017. Dhe ndërsa prindërit e tij shpresonin se distanca do të ftohte nxehtësinë e pasionit, Emmanueli i ri u zotua të martohej me ish-zonjën Ozier dhe i mbajti zotimet e tij. Në moshën 39-vjeçare, Macron u bë presidenti më i ri i Francës në histori, në të njëjtën moshë me gruan e tij kur u takuan.

Gjatë pritjes në ceremoninë e martesës së tyre, presidenti Macron tha se i falënderon të gjithë për pranimin e tyre, edhe pse ata nuk janë një çift mjaft normal.

Duke lavdëruar burrin e saj, zonja e parë tha se intelekti i tij i mprehtë vazhdon ta befasojë atë çdo ditë.

– Nuk kam parë kurrë një kujtesë të tillë… një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë studentë të shkëlqyer dhe asnjëri prej tyre nuk kishte aftësitë e tij. E kam admiruar gjithmonë, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar…