Ajri i ndotur rrit rrezikun për diabet

06 shtator 2018 | 22:31

Ajri i ndotur rrit rrezikun e diabetit, sipas hulumtimeve nga shkencëtarët nga Uashingtoni.

Studiuesit besojnë se ndotja kontribuon në proceset inflamatore në trup dhe çon në një rënie në prodhimin e insulinës, transmeton KP.

Është vlerësuar se një rrezik më i lartë për diabetin është i pranishëm në përqendrimet e ndotjes së ajrit sipas dispozitave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas rezultateve të reja, ajri i ndotur kontribuon në 3.2 milionë raste të reja të diabetit në vit.

Kjo është 14 për qind e të gjitha rasteve të reja të diabetit që shfaqen çdo vit.

420 milionë njerëz vuajnë nga diabeti në gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Spanja…