Akademia e Shkencave të Kosovës dhe ajo e Malit të Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

07 maj 2019 | 12:24

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me atë të Malit të Zi.

Kryetari i AShAK-ut, Nexhat Daci, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për dy vendet.

“Dita e sotme është një ditë e mrekullueshme, e cila hap mundësitë që seksionët e dy akademive të fillojnë bashkëpunimin me projekte konkrete”, ka thënë Daci.

Ndërsa, homologu i Dacit, Dragan Vukçeviq, ka thënë se ky bashkëpunim do të ketë një kontribut i madh për dy akademitë.

“Protokolli është një hap i rëndësishme për bashkëpunimin tonë. Jam i sigurt që do të ketë një kontribut shumë të madh nga ky bashkëpunim. Ne kemi diskutuar për hapa konkretë dhe do të ishim shumë të kënaqur që pjesëmarrësit e AShAK-ut nga Kosova të marrin pjesë në akademinë tonë”.

“Një gjë është e rëndësishme që ne bashkërisht të aplikojmë për fonde ndërkombëtare. Evropën, që e kemi qëllim edhe ne edhe ju ka, ka fonde për projekte dhe jam i sigurt që nëse aplikojmë bashkë do t’i arrijmë këto fonde”, ka thënë Vukçeviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 102-të ka…