Akanji: Kosova është e fortë, por synojmë fitore

03 shtator 2025 | 13:13

Ylli i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së të premtes me Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti më i ri i Interit e ka vlerësuar lartë ekipin “dardan”, por ka insistuar se “helvetikët” duhet ta fitojnë këtë lojë për ta nisur mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

“Ne nuk e patëm një kampanjë të mirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian. Barazuam dy herë pasi na shënuan në minutën e fundit. Këtë të premte, patjetër që do të synojmë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi. Por, nuk është një kundërshtar i lehtë (Kosova), ata janë shumë të fortë dhe agresivë. Ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premten”, u shpreh futbollisti i deridjeshëm i Manchester Cityt.

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të fillojë prej orës 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi turk, Galatasaray ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Ilkay…