Klubet greke interesohen për Rashicën
04 shtator 2025
| 14:12
Milot Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi, me klubin turk që po kërkon ta shesë deri javën e ardhshme. Afati kalimtar në Turqi dhe Greqi mbyllet më 14 shtator, dhe disa ekipe greke kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin, megjithëse emrat e tyre nuk janë zbuluar.
Trajneri Sergen Yalcin nuk llogarit në Rashicën, i cili ka kontratë me klubin deri më 2027 dhe ka regjistruar 86 ndeshje, 11 gola dhe 19 asistime që nga viti 2023.
Beshiktashi po shqyrton ofertat, si nga Greqia ashtu edhe nga klube turke. Përveç Rashicës, në listën e largimeve është edhe sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi.



