AKB-ja i ndan mirënjohje Suat Berishës me rastin e pensionimit

16 mars 2022 | 14:42

Nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), është pensionuar pas një kontributi të madh që dha për arsimin, ekonominë dhe shtet ndërtimin e Kosovës.

Në akademinë për veprën jetësore, të organizuar nga Kolegji Universum, AKB-ja i ka ndarë Berishës mirënjohje më të lartë të artë për kontributin e tij jetësor në fushën e arsimit në Kosovë.

“AKB-ja vlerëson lart Suat Berishën, si një nga figurat e ndritshme, duke i dhënë mirënjohjen më të lartë të artë për motivacion dhe kontribut jetësor në fushat e arsimit kosovar. Ai është themelues i shkollës së parë të lartë private në vitin 2002 si ‘Agaxhite’ në Ferizaj dhe ‘Universum’ në Prishtinë, si dhe i kompanisë së parë private ‘Universum Market’ në vitin 1989”, ka shkruar kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

“Që nga themelimi i AKB-së në vitin 2002, ai dha kontribut të madh nga pozita të ndryshme që pat në AKB. Së fundi mbante pozitën e nënkryetarit të parë të AKB-së”, ka shkruar Shahini, në Facebook.

Sipas AKB-së, Berisha njihet si njohës i fushave të ndryshme socio-ekonomike, arsimore e shkencore, dhe do të vazhdojë të japë kontributin dhe përvojën e tij nëpër shumë institucione private e shtetërore në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në…