AKB-ja kërkon funksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të Ankesave

20 qershor 2018 | 15:40

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në një konferencën për media të mërkurën prezantoi shqetësimet e komunitetit të Biznesit lidhur me mos funksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të Ankesave.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se pronaret e bizneseve në vazhdimësi paraqesn vërejtjet e tyre në efikasitetin dhe profesionalizmin e Divizionit Fiskal pranë Gjykatës Themelore, si dhe të Gjykatës së Apelit. Sipas tij, është kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të biznesit kthimi i mandatit ligjor të ish Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, i cili si organ administrativ i shkallës së dytë është marrë me shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave kundër vendimeve të ATK-së dhe të DK që janë parashtruara deri me 30 nëntor 2012. “AKB-ja që nga viti 2015 duke mbetur besnike kërkesave të komunitetit të bizneseve ka parashtruar disa herë kërkesë zyrtare institucioneve relevante të Kosovës për ri-themelimin e këtij Bordi. Duke parë neglizhencën dhe hezitimin e vazhduar të institucioneve vendimmarrëse për inicimin e procedurës ligjore për ri-themelimin e këtij Bordi, me arsyetim se kundër është Komisioni Evropian, AKB-ja si rezultat i presionit të komunitetit të biznesit kosovar rifreskon kërkesën drejtuar këtyre institucioneve për domosdoshmërinë e ri-themelimit të ish BPR-së”, ka thën ëShahini.

Kurse, Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së ka prezantuar 14 pikat që arsyeton kërkesën e drejtë të komunitetit të biznesit për rithemelim të Bordit të Pavarur për Rishqyrtim.
Ndërsa, Suat Berisha, nënkryetar i AKB-se prezantoi raportin e Komisionit Evropian ku e kanë vlerësuar punën e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime si efikas, të paanshëm dhe profesionalë.
Ai ka deklaruar se nga koha kur ky Bord nuk është funksional ATK-ja dhe Dogana e Kosovës kanë rrit shkallën e padrejtësisë ndaj bizneseve.

Sipas tij, tani bizneset nuk kanë ku të ankohen sepse e vetmja e drejtë e tyre për ankimim në shkallën e parë është ATK-ja, Dogana e Kosovës, si dhe departamentin Fiskal në Gjykatën Themelore, ku këto lëndë presin për  trajtim me vite të tëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati i njohur, presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti,…