AKB-ja për Rrafshin e Dukagjinit: Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit dhe punësimit në vend

21 nëntor 2023 | 13:04

Aleanca Kosovare e Bizneseve për Rrafshin e Dukagjinit, ka vazhduar aktivitetin e saj duke vizituar kompani të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Udhëheqësit e saj sot kanë vizituar edhe “?????? ????”me pronar Egzon Kuqi, ku janë njoftuar për sfidat dhe punët e këtij ndërmarrësi të respektuar në komunë  e Gjakovës.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Aleancës Kosovare të Bizneseve të Rrafshit të Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e punës në terren dhe takime, këtë javë kryetari z. Fetahu së bashku me bashkëpuntorë z. Lala dhe z. Delija, vizituan disa biznese të sektorëve të ndryshëm si prodhues, shërbyes, tregtar dhe shumë shërbime të tjera në këto sektorë në Gjakovë dhe më gjerë në rrafshin e Dukagjinit.

Sot vizituam biznesin e për prodhimin e stolive të çmuara dhe artikujve të ngjashëm me to “?????? ????”, me pronar z.Egzon Kuqi, i njohur për Gjakovën për prodhimin e stolive të çmuara dhe artikujve të ngjashëm me to.

Kryetari z.Fetahu e falenderoi pronarin për besimin e dhënë dhe s’bashku mund ta rrisim ekonomin e Gjakovës në forma të ndryshme.Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit dhe punesimit në vend, andaj edhe AKB është duke punuar çdo ditë për të ngritur zërin në instancat vendimarrese për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin privat.

Aleanca Kosovare e Biznesëve tashmë ka një traditë mbi 21 vite, në mbrojtjen dhe fuqizimin e biznesëve, si zeri kyq dhe promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit, dhe mbetet LIDERE e përfaqësimit të biznesëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Diasporë e shumë shtete në BE dhe USA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Koncert” në mëngjes në parkun e Ulpianës! Kanë ardhur qen…