AKB-ja së shpejti nis projektin “Javët e Biznesit Kosovar 2026”

23 nëntor 2026 | 11:09

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar se së shpejti do të nisë projektin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2026”, në kuadër të 24-vjetorit të përkushtimit ndaj prodhuesve, biznesit dhe ekonomisë vendore.

“Edhe këtë vit, të bashkuar për prodhimin vendor, biznesin kosovar dhe zhvillimin ekonomik të vendit! ‘Unë konsumoj prodhime vendore! po ju?’ Një slogan krenarie për vendin tonë, që bashkon ndjenjën kombëtare me përkushtimin për prodhimin vendor dhe besimin në biznesin kosovar. Të mbështesim prodhuesit tanë, sepse duke blerë shqip, forcojmë Kosovën! AKB – 24 vjet në shërbim të biznesit dhe ekonomisë kombëtare”, është thënë në njoftimin e publikuar në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë,…