
AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, shumë kompani në errësirë, mijëra vende pune në rrezik
16 gusht 2025
| 10:44
KEDS dhe ZRRE sot kanë nisur çkyçjen masive të qindra bizneseve nga energjia elektrike – një veprim arbitrar, represiv dhe shkatërrues për ekonominë e Kosovës. Kështu ka theksuar në një reagim për medie Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Sipas AKB-së, janë mijëra vende pune në rrezik humbje në dhjetëra miliona euro dhe shantazh ndaj sektorit privat.
“AKB kërkon ndalim të menjëhershëm të çkyçjeve, mbi 400 njësorë në mënyrë automatik ju është ndërprer furnizim dhe të tjerëve priten ne mënyrë manuele,kërkojmë shtyrje të afateve, dhe ndërhyrje urgjente të Qeverisë.
Nëse nuk ndalet ky abuzim, AKB paralajmëron masa demokratike për mbrojtjen e bizneseve dhe ekonomisë së vendit”, është theksuar në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.