AKB: Qeveria të heq akcizën në derivate

09 qershor 2022 | 23:12

AKB vlerëson angazhimin e bizneseve në sektorin e derivateve të naftës për furnizim të rregullt të tregut në Kosovë, por është për tu habitur qëndrimi i qeverisë për kërkesë të vazhdueshme për uljen e marzhës së fitimit të Operatorëve Ekonomik, pa dhënë qeveria as një alternativ lehtësuese heqjen e akcizës në derivate, si model muaj më parë disa shtete siç është Maqedoni Sllovenia, Gjermani hoqën përkohësisht akcizën dhe se fundi Hungaria ku sot një litër naftë kushton 480 furinta apo 1.22 eu/litër.

“Përcaktimin e marzhës në Kosovë nga qeveria është antikushtetues por bizneset e Kosovës janë të gatshëm të bëjnë kompromise për të mirën e konsumatorëve por jo të krijoje humbje vetës”.

AKB propozon që qeveria të heq akcizën përkohësisht deri në fund të verës pas kjo kompensohet nga rritja e bazës së çmimit të derivateve të importuara nga dogana dhe TVSh, kurse bizneset të ulin marzhën e fitimi në 2% më shumica e 10% me pakicë për të kaluar më lehtë këtë krizën aktuale bizneset dhe konsumatorë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë…