Ish-anëtarja e KOSTT-it, Gashi: Mendoj që 80% e energjisë është blerë nga Serbia gjatë 2021-2026

25 nëntor 2026 | 22:35

Ajrina Gashi, ish-anëtare e Bordit të KOSTT-it, njëherësh anëtare e Aleancës, ka thënë se gjatë viteve të fundit, shteti ka blerë pothuajse vazhdimisht energji elektrike nga Serbia.

Në Rubikon të Klan Kosova, ajo theksoi se bëhet fjalë për vitet 2021-2026.

“Unë mendoj që 80% e energjisë së importuar, prej 1 miliard e 84 milionë euro, është blerë në Serbi. Po flasim për vitet 2021-2026”, deklaroi Gashi në emision.

Ajo përmendi edhe vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, teksa tha se në një rast, ai kishte vizituar edhe një kompani që merret me tregtimin e energjisë elektrike, me emrin “Gek Terna”.

“Gjithmonë pozita ka thënë se na nuk blejna energji as prej Greqisë e as prej Serbisë, ndërsa kryeministri veçse është takuar me ta. Një ditë, në pasqyrat financiare të tregtarëve që e furnizojnë KESCO-n, e shoh që njëra prej kompanive i kishte borxh GEK-TERNA të Maqedonisë. Kur hyn me bo lidhjen, Terna në Maqedoni blen energji prej Terna-s në Serbi. Kjo kompani i kishte borxh rreth 33 milionë euro”.

“Tash bëhet lidhja, e sheh qysh ka rrjedh energjia elektrike, e sheh që vetë Maqedonia importon në kohën e pikut, as ata vetë nuk kanë energji të mjaftueshme për vete, e po të shet ty”, deklaroi më tej anëtarja e Aleancës, Ajrina Gashi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bedri Sadiku ishte njëri ndër emrat e njohur të gazetarisë…