Aki Nuredini dekorohet me Medalje Presidenciale nga Hashim Thaçi

06 maj 2019 | 14:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Aki Nuredinin, i cili njihet për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me Medalje Presidenciale sot e dekorova Aki Nuredinin, i cili me dekada ka kontribuar për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi mirënjohës për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve tanë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tri dekadat e fundit. Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka…