
Akil Gjakova e fiton sfidën e parë në Masters
05 gusht 2023
| 13:52
Akil Gjakova e ka nisur në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar mposhti francezin Benjamin Axus.
Gjakovës iu desh të shkonte në kohën shtesë, për ta fituar këtë meç.
Axus u dënua pastaj për veprim të paljuar, me ç’rast Akil Gjakova e fitoi përballjen.