Akili kalon në finale, Nora e Distria mposhten në gjysmëfinale

16 dhjetor 2023 | 14:52

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Ai e mposhti në gjysmëfinale moldavin Petru Pelivan me Ippon.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesin e duelit Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka humbur në gjysmëfinale nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani. Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga gjeorgjiania me wazari.

Tani, ajo për vendin e tretë do të luftojë me Distria Krasniqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, ka reaguar ndaj…