Akis Vavalis nuk do të jetë më trajner i Dritës

27 nëntor 2023 | 22:45

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Gjilani, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tyre, palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

“Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit FC Drita.

“Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin”, thuhet tutje.

“Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës,” thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Ndryshe, Drita është në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë dhe është dhjetë pikë larg Ballkanit, që renditet në vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e shtëpisë së edicionit të parë të ‘Big Brother…