Akoma nuk ka kaluar rreziku

27 prill 2020 | 23:19

Ministri në detyrë i Shëndetëisë, Arben Viti, pasi ka konfirmuar lajmin për 35 të shëruar nga Covid-19 dhe për 17 raste të reja, ka thënë se akoma nuk ka kaluar rreziku.

Ai pëmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që të ecin së bashku në këtë betejë.

“Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, ka thënë ministri Vitia.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 780.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka hyrë në natën e 16-të në karantinë, edhe…