AKP-ja i fton komunat që t’i përgjigjen kërkesave të saj për bashkëpunim ndërinstitucional

07 qershor 2022 | 16:25

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i ka njoftuar komunat se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi i tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

“Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si (varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve. Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik”, ka njoftuar AKP-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, është duke u kërkuar nga…