AKR-ja e fuqishme dhe unike në Ferizaj

31 gusht 2019 | 13:58

Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, sot ka mbajtur takimin me strukturat e degës, në të cilin u rikonfirmuar që AKR-ja në Ferizaj mbetet e unifikuar dhe e fuqishme.

Gjatë këtij takimi, koordinatori i degës, Ibrahim Hyseni, deklaroi që Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, është e gatshme për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai po ashtu ka kërkuar angazhim shtesë nga strukturat e degës, duke përfshirë kryesinë e degës, forumet brenda partisë dhe nëndegët në fshatrat e Ferizajit.

Koordinatori Hyseni ka njoftuar po ashtu që dega është unike dhe e kompletuar me struktura, kështu nuk ka nevoj për zgjedhje të brendshme, kurse dy pozitat e lëna bosh në kryesi do të plotësohen pas procesit zgjedhor për kuvendin e Kosovës.

Nga niveli qendror strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj, i përshendeti koordinatori i shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, i cili ka falënderuar degën për kontributin e dhënë në fuqizimin e vlerave liberale në Ferizaj.

Ai po ashtu ka njoftuar degën me aktivitetet e partisë në nivel qendror si dhe me përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ditëve në vazhim koalicioni AKR-Nisma do të prezantojnë  programin e tyre politik për zhvillimin e vendit, program ky i cili do të jap zgjidhje për problemet e mëdha që ka sot Kosova dhe qytetarët e vendit, duke përfshirë edhe komunën e Ferizajit.

Në takimin me strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj morën pjesë përfaqësues nga kryesia qendrore  e partisë, duke përfshirë sekretarin e partisë, Vesel Makolli, koordinatorin e shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, kryetarin e kuvendit të partisë, Fatmir Matoshi, deputetin, Islam Pacolli, shefin e kabinetit të zv/kryeministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, e zv/ministrat Shkodra, Selmani e Avdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar sot…