Akrepi shfaqet në aeroplan, tmerron udhëtarët

21 shkurt 2019 | 11:27

Udhëtarët që po fluturonin me një aeroplan nga Xhakarta për në Pekanbaru u tmerruan kur mbi koka iu lëvizte një akrep helmues.

Disa udhëtarë filluan të ngrihen nga karriget, e disa të tjerë rrinin në distancë. Stafi i aeroplanit e hapi dollapin, në përpjekje që ta kapë, por akrepi ishte më i shpejtë dhe arriti të fshihej.

Ende nuk dihet prej nga erdhi akrepi, ndërsa besohet se atë po e transportonte dikush në mënyrë ilegale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një operimi mjekët e një spitali në Korenë e…