Aksident fatal në Prizren, Furgoni godet për vdekje një 74-vjeçare

25 korrik 2020 | 11:08

Një 74-vjeçare nga Prizreni ka vdekur sot, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë.”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentët federalë amerikanë dhe efektivë të tjerë të agjencive ligjzbatuese…