Aksident i rëndë afër Plavës, katër të vdekur, tre prej tyre shqiptarë

26 dhjetor 2023 | 08:24

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane, në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediet atje, tri nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M. Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N. Cirkoviq.

M. Mekuli ishte e lënduar rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Automjetet thuhet se janë përplasur ballë për ballë.

Lidhur me rastin kanë raportuar edhe portalet shqiptare.

Aksidenti Mali i Zi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher…