Aksident i rëndë në Dobrushë të Istogut, ka shumë të lënduar

31 korrik 2023 | 23:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi.

Ai theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.

Gashi shtoi se lidhur me rastin do të ofrojë me kohë edhe informacione shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse të gjitha femrat urrejnë qimet në trupin e tyre…