Aksident i rëndë në Prizren: Çiklisti goditet nga një veturë

28 korrik 2020 | 10:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prizren, derisa një shofer me veturën e tij ka goditur një çiklistë derisa ishte duke kaluar rrugën.

Gjatë ditës së djeshme në grupin e Facebook’ut ‘Marakli t’kerreve’, është publikuar një video nga një aksident i rëndë në Prizren, saktësisht në Arbanë apo siç është quajtur dikur Dushanovë.

Në pamje shihet se vetura vjen me shpejtësi të madhe në rrugën që është e lejuar deri 40 km/h dhe më pas e godet çiklistin i cili po kalonte nga shiriti i djathtë i rrugës në atë të majtë.

Vetura e përplas atë me një forcë të madhe, saqë personi mbetet mbi veturë dhe biçikleta thuajse shkatërrohet e gjitha.

Nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur ky aksident, vetëm se në bazë të pamjeve shihet se lëndimi i çiklistit mund të jetë i madh.

Më poshtë keni videon e aksidentit.

https://video.gjirafa.com/aksidenti-prizren-mp4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë tregon hapat të cilët duhet…