Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Humb jetën 29 vjeçarja

20 janar 2021 | 19:52

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 .

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar…