Aksident i rëndë në ShBA, autobusi i shkollës përplaset me kamion – pesë të vdekur, përfshirë tre fëmijë

12 mars 2024 | 12:16

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur në perëndim të shtetit Illinois të ShBA-së, kur një autobus i nxënësve dhe një kamion janë përplasur mes vete në një autostradë të hënën, kanë thënë autoritetet amerikane.

Autobusi ishte duke udhëtuar drejt lindjes, kur e ka kaluar vijën e mesit në rrugën “Route 24” dhe ka dalë në shiritat me kah të kundërt “për arsye të panjohur” dhe në vijën e kamionit që po transportonte rërë, ka thënë zyrtari policor, Jody Huffman, në një konferencë për gazetarë.

Të dy automjetet janë kapluar nga zjarri pas përplasjes. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 paradite në Rushville, rreth 95 kilometra në perëndim të qytetit Springfield, raporton agjencia “Associated Press”.

Të gjithë personat që ndodheshin në autobus, tre fëmijë dhe vozitësi si dhe vozitësi i kamionit kanë mbetur të vdekur.

“Nuk ka vërtet fjalë në këtë kohë që mund të thuhen. Kur keni humbje jete si kjo, është shkatërruese”, ka thënë zyrtari policor në distriktin Schuyler, Bill Redshaw.

Shkaktari i aksidentit është duke u hetuar, kurse emrat e viktimave nuk janë publikuan ende.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni ka shkëlqyer në javën e 28-të në La…