Uzuni pjesë e formacionit të javës në La Liga

12 mars 2024 | 12:15

Myrto Uzuni ka shkëlqyer në javën e 28-të në La Liga, me çka e ka siguruar një vend në formacionin e kësaj xhiroje.

Përkundër se ekipi i tij, Granada pësoi humbje 3-2 nga Real Sociedadi, reprezentuesi i Shqipërisë ishte në formën e tij më të lartë.

Uzuni realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa ekipi i tij duhej të mbetej duarbosh nga kjo përballje, por që sulmuesi shqiptar mori meritat e tij. I vlerësuar me notën 8.1 nga SofaScore, lojtari është përkrah emrave të mëdhenj si, Luka Modriq, Edouard Camavinga, Lucas Vazquez.

Formacioni: Rajkoviq, Vazquez, Chust, Le Normand, Ocampos, Camavinga, Modriq, Tsyganov, Uzuni, Sorloth, Juanmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë muaj pas vdekjes së papritur të aktorit të njohur…