Shtyhen 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

28 tetor 2026 | 15:32

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shtyrë 24 ndeshje të turit të parë të Kupës së Mbretit, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin sot, pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë.

Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat e aksidentit të ndodhur në Urda, në provincën e Toledos, RFEF ka vendosur për shtyrjen e të gjitha këtyre ndeshjeve.

Përplasja mes dy trenave me shpejtësi të lartë në linjën Madrid–Sevilje ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe shumë të plagosur.

Në komunikatën e saj, RFEF ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojë kalendarin e ri të turneut dhe oraret e ndeshjeve të shtyra.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti për viktimat e incidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në orët e para të mëngjesit, RFEF ka vendosur të shtyjë 24 ndeshje të turit të parë të Kupës së Mbretit. Së shpejti, RFEF do të komunikojë kalendarin e ri të turneut dhe oraret e ndeshjeve të shtyra.

Familja e madhe e futbollit spanjoll i bashkohet dhimbjes së kësaj tragjedie. Jemi në dispozicion të autoriteteve për të ofruar ndihmën tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri Michael Carrick dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes,…