Aksident i rëndë | Rrokulliset vetura në Rogovë të Rahovecit, tre persona përfundojnë në spital (Video)

07 gusht 2022 | 19:08

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Rogovë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta i cili tha se si pasojë e aksidentit dy tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre është rrokullisur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bilsimi shumë herë ka treguar për…