Aksident masiv në Kanada, përplasen 200 makina

20 shkurt 2020 | 11:49

Dy njerëz kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë lënduar në një aksident masiv makinash në një autostradë jashtë Montrealit në Kanada.

Sipas policisë së Quebekut, aksidenti përfshiu më shumë se 200 makina. Rreth 100 njerëz u dërguan në tre spitale vendorë, sipas shërbimit të ambulancës CETAM.

Dy personat që vdiqën u gjetën të bllokuar në automjetin e tyre, ka njoftuar agjensia e sigurisë publike në Quebec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Julian Assange, ka thënë se themeluesi i “Wikileaks”-it,…