Aksident me fatalitet në aksin rrugor Lezhë-Shkodër

08 korrik 2025 | 12:21

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj, i cili po udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër që po ecte në drejtim të kundërt, raporton A2Cnn.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të emergjencës për ta shpëtuar.

Policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, i është përgjigjur…