Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

10 mars 2026 | 22:02

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar akuzat për një “puç politik” që janë drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se opozita i ka parë gjithmonë bashkë kryeministrin Albin Kurti dhe Osmanin, ndërsa tani sipas tij po vërehet një ndarje mes tyre.

“Ne si opozitë i kemi parë bashkë këta gjithë kohën, e tash po e shohim që janë ndarë dhe akuza që i bëhet presidentes Osmani për puç e dëshmon frikën, sa e madhe është frika në anën tjetër nga znj. Osmani, pra nga frika se çfarë do të ndodhë nga kjo ndarje,” ka deklaruar Haradinaj në Politiko,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi të martën vonë se është goditur…