Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, vdes një person

30 janar 2024 | 09:13

Një person ka vdekur sot në mëngjes rreth orës 07:23 në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese deklaroi sot se Protokolli për forcimin…