Aksident mes kamionetës dhe veturës në Deçan, një person i lënduar (video)

21 nëntor 2021 | 18:21

Sot rreth orë 16:20 ka ndodhur një aksident mes një kamionete dhe një veture në fshatin Pozhar të Deçanit, nga ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tregoi për Klankosova.tv se i lënduari është dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Pejës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë. Njësitet e policisë po bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Katarit, me…