Aksident mes tri veturave në Malishevë, katër persona të lënduar

26 qershor 2026 | 15:56

Tri vetura janë përfshirë sot (e premte) në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe, si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje…