Aksident në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, treni godet veturën

15 dhjetor 2019 | 21:40

Sonte rreth orës 20:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka marrë një person.

Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në veturë kanë qenë pesë persona, tre prej tyre të mitur.

“Në këtë aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës i cili është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit e KHAIA-së  janë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit”, ka thënë Beqiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se…