Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

25 qershor 2023 | 09:39

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia njofton se një person është rrokullisur jashtë rrugës me veturë, duke humbur jetën.

“Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lokaliteti arkeologjik që dëshmon lashtësinë mijëravjeçare të Prizrenit historik, është…