Konservohet lokaliteti që dëshmon lashtësinë e Prizrenit

25 qershor 2023 | 09:37

Lokaliteti arkeologjik që dëshmon lashtësinë mijëravjeçare të Prizrenit historik, është konservuar.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky lokalitet arkeologjik po bëhet gati për t’u prezantuar para qytetarëve dhe vizitorëve.

“Një lokalitet i degraduar dhe i lënë në harresë për shumë vite, falë përkushtimit dhe profesionalizmit u shpëtua. Tashmë po bëhen punimet e fundit drejt finalizimit. Një pikë shënjuese po bëhet gati për të pritur vizitorët e Prizrenit shumë shpejt”, ka shkruar ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marshimi i grupit mercenar Wagner drejt Moskës ringjalli një frikë…