Aksident në Botushë të Gjakovës – lëndohen dy persona

07 tetor 2023 | 22:27

Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku ku janë përplasur dy vetura në fshatin Botushë të Gjakovës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” për t’u trajtuar.

“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore) dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, tha ai.

Ndërsa, rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë, njëkohësisht duke…