Aksident në Bresalc të Gjilanit, lëndohen katër persona

13 gusht 2025 | 19:27

Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si rrjedhojë katër persona janë lënduar në këtë aksident.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Me datën 13.08.2025 rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë  dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor.  Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci ka folur për shkaqet që mund të…